MPB: Një i dyshuar për vrasjen në Ohër ndalohet në Bërvenicë

MPB: Një i dyshuar për vrasjen në Ohër ndalohet në Bërvenicë

MARKETING

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (27 mars 2026), rreth orës 17:20, në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar Z.G. (53) nga i njëjti fshat.

MARKETING

Sample Image

Arrestimi është kryer në bazë të një urdhër-arresti qendror të lëshuar më herët nga SPB Ohër, ndërsa personi dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Më herët gjatë ditës, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se K.M. (76) nga Ohri ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa mjeku nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të përpilohet raport përkatës.

MARKETING