MPB me detaje për aksidentin tragjik ku humbi jetën një person në pikëpagesën rrugore në Kumanovë

MPB me detaje për aksidentin tragjik ku humbi jetën një person në pikëpagesën rrugore në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar viktimën nga aksidenti i sotëm në pikën pagesore “Rramanli” në autostradën Shkup-Kumanovë.

Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 24-vjeçarin D.F. nga Shkupi, ndërkaq shtojnë se trupi i pajetë i të ndjeritë është dorëzuar për autopsi.

“Me datën 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB-Kumanovë është raportuar se në pikën pagesore “Rramanli”, në autostradën Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.F. (24) nga Shkupi, është përplasur në shtyllën e pikës së pagesës, pas çka automjeti ka marrë flakë. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikës në Kumanovë dhe nga punonjësit e stacionit të pagesës. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i SPB-Kumanovë ka kryer kontroll të vendit”, thonë nga MPB në raportin shtesë në lidhje me aksidentin.

MARKETING