MPB me detaje për aksidentin në autostradën Shkup-Veles ku humbën jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik i cili ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Veles afër tunelit në Katllanovë.
Nga MPB informojnë se aksidenti ka ndodhur në ora 17:35, automjeti i pasagjerëve “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.D (32) nga Velesi, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
MARKETING
“Pasagjerët A.N (37), J.A. (47) dhe D.C. (66), të gjithë nga Velesi, kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen. Ndërsa, shoferi O.D. dhe pasagjerët Z.S (59), NN (33) dhe B.P. në Shkup”, njoftojnë nga MPB.
Në vendin e aksidentit ka kontrolluar ekipi inspektues i SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e të ndjerit janë dorëzuar për autopsi.