MPB: Leje për udhëtim jashtë vendit për të mitur do të jepen nga ora 8 deri në 18:00

Për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli në Departamentin për Çështje Administrative – Shkup (në ndërtesën e RTVM-së) për lëshimin e “Lejeve për udhëtim jashtë vendit për të mitur” (fëmijë nën 14 vjeç) do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 18:00, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
MARKETING
Qëllimi, siç shpjegohet nga Ministria e Brendshme, është t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të qytetarëve.