MPB: Janë denoncuar 20 raste të shkeljes së heshtjes parazgjedhore

MPB njofton se dje gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 20 shkelje të cilat janë denoncuar nga qytetarët.
“Gjatë heshtjes parazgjedhore, nga 18.10.2025 deri në orën 07:00 të datës 19.10.2025, pra deri në hapjen e vendvotimeve, u regjistruan 20 njoftime për shkelje të heshtjes zgjedhore, nga të cilat gjashtë në zonën e SPB Shkup, katër në zonën e SPB Kumanovës, pastaj tre në SPB Veles, nga dy ngjarje në zonën e SPB Ohër, SPB Shtipit dhe SPB Manastirit dhe një në zonën e SPB Strumicë. Pas marrjes së masave, njoftimet për 15 ngjarje nuk u konfirmuan.
Përveç kësaj, 47 postime u regjistruan në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, duke iu referuar një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe video dhe fotografi të publikuara nga aktivitetet e partisë në selitë.
Në të gjitha zonat, votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe i të burgosurve u zhvillua pa ndërprerje të votimit, u regjistrua vetëm një ngjarje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.