MPB-ja apelon qytetarët që të mos hapin linqe nga SMS mesazhet

Sektori për krime kompjuterike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i informon qytetarët se në periudhën e kaluar është vërejtur një numër i shtuar i rasteve të dërgimit të SMS mesazheve të rreme, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme në emër të operatorëve të telekomunikacionit.
Këto mesazhe përmbajnë zakonisht lidhje (link) të rrezikshme ose kërkesa për të dhëna personale, financiare apo për të kryer pagesa të dyshimta. Apelimi për qytetarët është qëtë mos hapin lidhje të panjohura dhe të mos ndajnë informata personale përmes këtyre mesazheve. Çdo rast i dyshuar duhet të raportohet menjëherë në organet përkatëse të sigurisë.