MPB i hedh poshtë shkrimet e publikuara në disa portale rreth Ligjit për policinë dhe largimin e një polici nga puna i dënuar për vepra penale

MPB i hedh poshtë shkrimet e publikuara në disa portale rreth Ligjit për policinë dhe largimin e një polici nga puna i dënuar për vepra penale

Lidhur me shkrimet e publikuara në disa portale në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Policinë, ku pretendohet se një polic i dënuar për vepra penale nuk do të largohet nga puna, Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë ashpër këto pretendime të pasakta dhe tendencioze dhe e informon opinionin për sa vijon:

Fshirja e nenit 119 nga Ligji për Policinë, i cili deri më tani e rregullonte ndërprerjen e marrëdhënies së punës së nëpunësve policorë pas një aktgjykimi të formës së prerë, nuk nënkupton heqje të sanksionimit, por përputhje me Ligjin e ri për Punët e Brendshme dhe me rregullativën e përgjithshme nga Ligji për Marrëdhënie Pune.

Në fakt:

– Çështja përkatëse tani është e rregulluar me nenin 154 të Ligjit të ri për Punët e Brendshme, i cili vlen për të gjithë të punësuarit në Ministri, përfshirë edhe nëpunës policorë.– Për më tepër, neni 154 i Ligjit për Punët e Brendshme është plotësisht i harmonizuar me nenin 99 të Ligjit për Marrëdhënie Pune, i cili rregullon çështjen e ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkak të një aktgjykimi të formës së prerë, ndalim të shqiptuar, masë sigurie ose dënim me burg më të gjatë se gjashtë muaj.

Me këtë, jo vetëm që nuk hiqet përgjegjësia, por arrihet një qasje e harmonizuar, juridikisht e qëndrueshme dhe funksionale, pa dyfishim të dispozitave ligjore në më shumë ligje.

Ligji për Policinë është një ligj special që rregullon vetëm të drejtat dhe detyrimet e nëpunësve policorë, ndërsa Ligji për Punët e Brendshme vlen për të gjithë të punësuarit në MPB, përfshirë edhe nëpunësit policorë.

Kualifikimet se me ndryshimet “u lejohet policëve të dënuar të mbesin në punë” janë të pabazuara, joprofesionale dhe dezinformojnë opinionin publik, pa e marrë parasysh kontekstin ligjor dhe harmonizimin e dispozitave.

Ministria mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë, integritetit të policisë dhe informimit transparent të opinionit.

MARKETING