MPB i demanton publikimet se prokurori publik Kocevski me deklaratën e tij e ka dëmtuar aksionin për arrestimin e nëpunësve të policisë

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informacionet e publikuara në disa media se prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski me deklaratën e tij të djeshme e ka dëmtuar aksionin për arrestimin e nëpunësve të policisë.
“MPB në tërësi i mohon dezinformatat e publikuara në disa portale për kinse rrezikim të aksionit të djeshëm nga ana e prokurorit publik Lupço Kocevski. MPB gjatë aksionit të djeshëm veproi sipas urdhrave të prokurorisë publike”, qëndron në informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Prokurori shtetëror publik dje në një televizion ku ishte mysafir njoftoi se po vijon aksion për arrestimin e shtatë nëpunësve të rinj të policisë në lidhje me zjarrin në diskotekën në Koçan në të cilin humbën jetën 61 persona, ndërsa 193 ishin lënduar.