MPB e konfirmon arrestimin e Artan Grubit
MPB në faqen e saj e ka konfirmuar arrestimin e Artan Grubit, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.
“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kanë deklaruar nga MPB.

