MPB do të vendos kamera në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e fundvitit me gazetarët ka deklaruar se do të vendosen kamera për kontroll të sigurisë së komunikacionit në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në autostrada.
Ai ka shtuar se do të ketë sistemi mobile të cilat do të vendosin në tërë shtetin.
Por ministri nuk zbuloi se kush do t’i vendos kamerat dhe se sa do ta rëndojë buxhetin kjo masë, pasi siç tha, informacionet janë të klasifikuara.