MPB: Çdokush ka të drejtë të protestojë, pakënaqësia nuk i drejtohet Ministrisë

MPB: Çdokush ka të drejtë të protestojë, pakënaqësia nuk i drejtohet Ministrisë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se e respektojnë dhe e mbështesin të drejtën e garantuar kushtetuese për protestë, pas protestës së sotme të Sindikatës së Pavarur të Policëve në Shkup.

MARKETING

“Nga informacionet e disponueshme publike, mund të konkludohet se pakënaqësia e shprehur përmes kësaj proteste nuk drejtohet ndaj Ministrisë së Brendshme, por më tepër ndaj veprimeve të gjykatave të caktuara në procese ku oficerët e policisë ushtrojnë disa nga të drejtat e tyre”, theksojnë nga MPB.

Ata pretendojnë se po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar standardet e oficerëve të policisë, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rivendosur dinjitetin e profesionit të policitë.

“Jemi vazhdimisht në bisedime me të gjitha sindikatat e policisë dhe së bashku propozojmë dhe pranojmë zgjidhje për të përmirësuar statusin dhe kushtet e oficerëve të policisë. Ne tashmë i kemi zbatuar ide dhe propozime të tilla në Marrëveshjen Kolektive midis Ministrisë së Brendshme dhe Sindikatës, ndërsa oficerët e policisë po përdorin përfitimet dhe përmirësimet e zbatuara”, thonë nga MPB.

MARKETING