Mourinho rrezikon shkarkimin, portugezi “luan” stolin ndaj Cagliari-t

E ardhmja e Jose Mourinho kalon nga Cagliari.
Nisja jo e mirë e kampionatit, me 8 pikë në vendin e 13-të ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e portugezit.
Sipas asaj që raportohet nga mediet italiane, në rast të një disfate ndaj Cagliarit, Mourinho mund ta mbyllë përvojën e tij në kryeqytet me një shkarkim.
Në Itali, drejtuesit e Romës nuk e kishin menduar një fillim të tillë të sezonit dhe pavarësisht dy fitoreve radhazi, ndaj Servette dhe Frosinone asgjë nuk është më e sigurt.
Numri një i klubit, Friedkin kishte menduar shkarkimin e Mourinhos që pas disfatës ndaj Genoas, por nuk kërkoi të nxitohej dhe i dha kohë trajnerit, por tani, Friedkin kërkon kthesën e vërtet në kampionat.