Mourinho kurrë s’i ka pasur punët mirë me gjyqtarët, kartoni i tretë i kuq në Serie A

Mourinho kurrë s’i ka pasur punët mirë me gjyqtarët, kartoni i tretë i kuq në Serie A

Skuadra e AS Romës është duke humbur me rezultat 2 me 1 ndaj Cremonese në stadiumin “Giovanni Zini” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Trajneri portugez, Jose Mourinho me fillim të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Lajmi.net.

Kjo ndodhi për shkak se portugezi pati një bisedim me ton të lartë ndaj gjyqtari të katërt.

Për Jose Mourinhon kjo ishte hera e tretë që brenda një sezoni të Serie A e sheh kartonin e kuq.

Trajneri portugez pritet të mungoj në stolin e Romës për dy ndeshjet e ardhshme në Serie A. Ndaj Juventusit dhe Sassuolos./Lajmi.net/

 

MARKETING