Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot pritet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të rriten nga 12 deri në 22 gradë.
Moti në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat do të variojnë nga minimumi 11 deri në maksimumin 20 gradë.
Sipas njoftimit të DPHM, vijon një periudhë me mot kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore. Të shtunën, përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga drejtimi verior.