Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 30 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 30 gradë Celsiusë.