Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Në mëngjes do të jetë më freskët me temperatura minimale që do të zbresin midis 8 dhe 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të rriten midis 28 dhe 34 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.