Moti sot me vranësira dhe me shira të kohëpaskohshme, në zonat malore borë

Moti sot me vranësira dhe me shira të kohëpaskohshme, në zonat malore borë

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, në male me borë. Vende-vende, në pjesët lindore, reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri 9 gradë, njoftoi DPHM-ja.

Në Shkup, me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 3, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.

 

MARKETING