Moti i stuhishëm goditi pjesë të Maqedonisë së Veriut këtë pasdite, janë raportuar dëme në Tetovë

Shi i rrëmbyeshëm, erëra të forta, bubullima dhe breshër u raportuan në disa pjesë të vendit këtë pasdite. Drejtoria për punë Hidrometeorologjik (DPH) thotë se këtë pasdite ka reshje intensive në perëndim të Shkupit, drejt Tetovës dhe Gostivarit, në rajonin e Makedonski Brod dhe Kërçovës, në jugperëndim të Topolçanit, si dhe në Rajonin e Krivapallankës.
MARKETING
Sipas DPH-së, janë vërejtur zona me reshje intensive në perëndim të Shkupit, drejt Tetovës dhe Gostivarit. Stuhia që goditi Tetovën la pemë të rrëzuara dhe përmbyti rrugë.
Raportohet se moti i stuhishëm ka shkaktuar dëme materiale edhe në Çarshinë e Vjetër, duke rrëzuar një dru.
Nga njësia terrotoriale e zjarrfikësve të Tetovës informuan se ekipet e tyre ndërhynë në rrugën Brodec-Shipkovicë, e cila është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe ujit.
Për shkak të erës së fortë, një dru u rrëzua në rrugën Bane Stefanovski, duke dëmtuar disa automjete, ndërsa një dru u rrëzu edhe në zonën përreth Universitetit të Evropës Juglindore.
Imazhi i radarit, sipas DPH-së, tregon një situatë aktive atmosferike mbi pjesët perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë, me praninë e reshjeve të dendura të shiut, bubullimave dhe breshërit të mundshëm.
DPH informon se paqëndrueshmëri e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, bubullima dhe breshër të rastit është e pranishme edhe në rajonin e Makedonski Brod dhe Kërçovë, në jugperëndim të Topolçanit, si dhe në Rajonin e Krivapallankës.
Rajoni i Prilepit dhe i Topolçanit është gjithashtu i prekur nga paqëndrueshmëri e fortë e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër.
“Ka paqëndrueshmëri në luginën e Shkupit, si dhe në verilindje të Maqedonisë”, njofton DPH.
DPH thotë se paqëndrueshmëri e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të mundshëm ka edhe në rajonet e Probishtip dhe Delçevës.
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) thotë se në rajonin e Pellagonisë, përkatësisht Manastir dhe Prilep, ka shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër. QMK thekson se një stuhi e tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha.