Moti i keq godet Italinë, qindra njerëz të evakuuar, mbyllen disa shkolla

Moti i keq godet Italinë, qindra njerëz të evakuuar, mbyllen disa shkolla

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Mediat e huaja shkruajnë se ditën e sotme autoritetet kanë ngritur alarmin e kuq në Emilia-Romagna për shkak të rrezikut të lartë. Rreth 900 njerëz u evakuuan në rajon.

Ndërsa lumi Savio ka shkaktuar probleme të shumta, gjithashtu bëhet me dije se disa shkolla janë mbyllur në Ravenna dhe Bolognia.

Më tej theksohet se edhe në ditët në vijim situata pritet të jetë problematike. Qytetarët janë paralajmëruar që të tregohen të kujdesshëm dhe të braktisin katet përdhese si edhe bodrumet.

 

MARKETING