Moti deri në fund të javës, i thatë dhe i ftohtë, nga e hëna shi dhe borë
Deri të dielën moti do të jetë stabil, i thatë dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Nesër do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, kohëpaskohe me shpejtësi mbi 60 km/h, ndërsa të shtunën kohëpaskohe era do të intensifikohet, njofton DPHM-ja.
Të hënën dhe të martën do të ketë vranësira të rritura, të përcjella me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në disa vende të larta nga bora.
Temperatura minimale do të ulet deri -11, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë tetë gradë.