Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male borë
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë reshje shiu dhe borë. Do të ketë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

