Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Vende-vende do të mbajë mot jostabil ku reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me shtrëngata dhe erëra të forta.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 6 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik deri në fund të muajit do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të shpeshta.
Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta (mbi 70 kilometra në orë), sidomos nga e enjtja. Gjatë kësaj periudhe pritet të ketë reshje më të mëdha të shiut në nivel lokal (mbi 60 litra për metër katror), njofton DPHM.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu deri në fund të muajit.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në pjesë të luginës reshjet do të jenë herë pas here më të mëdha dhe të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe me erëra të forta, për pak kohë në formë stuhie.