Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Në pjesët verilindore do të ketë kushte për reshje lokale të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 19 deri 27 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 26 gradë.

Të enjten në më disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Të premten do të ketë kushte për reshje lokale të dobëta të shiut dhe do të fryjë erë e fuqishme veriore. Më pas do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave ditore, veçanërisht nga e diela.

MARKETING