Mot me vranësira me periudha me diell, nga e marta shi
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe qetësi me mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

