Mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Sot në vend pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut. Reshjet do të jenë më të theksuara në orët e paradites dhe pasdites, ndërsa kah fundi i ditës ato do të pushojnë gradualisht.
Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi që në disa zona mund të arrijë edhe mbi 60 km/h.
Temperaturat do të sillen në intervale relativisht të freskëta për këtë periudhë të vitit – minimalja do të jetë ndërmjet 6 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.
Moti në Shkup
Edhe në kryeqytet do të mbizotërojë mot i ngjashëm – me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Era do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi verior. Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga 12 gradë minimalja deri në 14 gradë maksimalja.