Mot me diell, pasdite kushte për paqëndrueshmëri

Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.
MARKETING
Në Shkup, moti pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Sipas paralajmërimit, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior, ndërsa temperatura do të lëvizë prej 17 deri 34 gradë Celsius.
Paralajmërohet mot kryesisht i qëndrueshëm për ditët në vijim, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë pa ndryshime të mëdha.