Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite me kushte për shi dhe bubullima

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite me kushte për shi dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 11 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 35 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë.

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, në ditët në vijim vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të nxehtë me rritje të temperaturës ditore.

MARKETING