Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesditës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 27 gradë.
Në mes javë parashikohet të jetë mot pjesërisht me vranësira e ndjekur nga reshje të lokalizuara shiu dhe stuhi.