Mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, temperatura deri 20 gradë
Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 15 deri në 20 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.

