Mot me diell me temperatura deri 38 gradë, në pjesët veriore kushte për reshje të shiut, prej nesër mot më i freskët

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët veriore do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore nga veriu (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri në 38 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.
Për shkak të depërtimit të masës më të freskët të ajrit nga veriu dhe erës së përforcuar veriore (mbi 60 km/h), nesër temperaturat ditore do të ulen ndjeshëm (nga 8 në 10 gradë). Të premten, moti do të vazhdojë të jetë më i freskët dhe do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me reshje të rrëmbyeshëm të shiut dhe bubullima. Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa temperatura do të rritet gradualisht.