Mot me diell dhe vranësira lokale, temperatura deri në 35 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme afatshkurtës dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatuara minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri 35 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, të enjtën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa të premten herë pas here do të fryjë erë e fortë jugore. Të shtunën do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale dhe bubullima të rralla. Përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore, e cila do të vazhdojë edhe të dielën, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rënie.