Mot me diell dhe i qëndrueshëm me erë të përforcuar veriore përgjatë Vardarit
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior, lokalisht deri në 50 kilometra në orë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 16 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me periudha diellore

