Mot i pazakontë në Finlandë, vendi nordik përballet me temperatura të larta në maj
![Mot i pazakontë në Finlandë, vendi nordik përballet me temperatura të larta në maj](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/05/Dizajn-pa-titull-2024-05-28T173311.webp)
Një mot jashtëzakonisht i ngrohtë ka shqetësuar Finlandën këtë fund maji, teksa Instituti Meteorologjik lëshoi një paralajmërim për nxehtësinë.
Në pamjet e sjella nga AFP, duken punonjësit e Helsinkit dhe banorët që kërkojnë hije për t’i shpëtuar vapës.
Temperaturat në vendin nordik, që shtrihet mbi Rrethin Arktik, u rritën 27 gradë këtë të martë. “Kjo është ndoshta hera e parë që kemi lëshuar një paralajmërim për valë të nxehti në maj“, deklaroi Instituti Meteorologjik Finlandez.
Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se e gjitha Evropa duhet të përgatitet për një vapë përvëluese dhe kjo verë të jetë më e nxehta në histori. Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një tregues i qartë i ngrohjes globale dhe se këto valë të nxehtit janë vendosur të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.