Mot i paqëndrueshëm me të reshura të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me të reshura të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të një stuhie me shira më të mëdha, me ç’rast për një kohë të shkurtër do të bjen mbi 20 litra në metër katror, si dhe me erëra të forta me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 32 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe paqëndrueshmëri me të reshura të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, në disa pjesë të luginës në formë stuhie afatshkurtre. Gjatë gjithë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër vijon periudhë me mot kryesisht të stabil. Deri të dielën do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, ndërsa nga e hëna era do ta ndryshojë drejtimin në jugore.