Mot i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe me erë me periudha dielli

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe me erë me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht erë më e fuqishme veriore, mbi 60 kilometra në orë. Në fund të ditës vranësirat do të ulen, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 21 deri 29 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë përkohësisht e fuqishme. Në fund të ditës do të ulen vranësirat. Temperatura minimale do të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.
Sipas DPHM, të enjten moti do të jetë më i freskët dhe me erë. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore, lokalisht mbi 60 kilometra në orë. Në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me diell me mëngjese më të freskëta, ndërsa temperatura ditore do të rritet gradualisht.