Mot i kthjellët me vranësira, temperatura deri në 10 gradë

Mot i kthjellët me vranësira, temperatura deri në 10 gradë

Sot pritet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë luginës së lumit Vardar era do të jetë më e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 60 km/orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë rreth 8 gradë Celsius.

MARKETING