Moska thotë se Bideni mund t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë

Moska thotë se Bideni mund t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mund t’i japë fund me shpejtësi konfliktit në Ukrainë. Duke folur për Bidenin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Bideni nuk ka vendosur që t’i japë fund konfliktit, por ta furnizojë me armë Ukrainën.

Peskov ka deklaruar se përkeqësimi i tensioneve ka ndodhur për shkak të vendimit që kanë marrë së pari Washingtoni e pastaj kryeqytetet e tjera evropiane nën presionin e Washingtonit.

Moska në muajt e fundit tërthorazi ka bërë thirrje për bisedime me qëllim që të marrë fund konflikti që ka nisur në Ukrainë. Ndërkaq udhëheqësit e Ukrainës kanë mohuar kushtet ruse.

Në fillim të javës, Gjermania pas marrëveshjes me Washingtonin pritet të furnizojë Ukrainën me tanket “Leopard 2”, ashtu siç do të bëjë SHBA-ja me tanket e veta “Abrams 1”.

MARKETING