Monaco e mundi 2-1, Flick nuk e bën dramë: Kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën e lojës

Monaco e mundi 2-1, Flick nuk e bën dramë: Kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën e lojës

Një disfatë që nuk shqetëson, thuajse e natyrshme. Të paktën, kështu e ka analizuar Hansi Flick debutimin e Barcelonës në këtë Ligë të re të Kampionëve, që nisi me disfatën 2-1. Që në fillim të konferencës për shtyp, pas ndeshjes në Principatë, trajneri gjerman u shpreh:

“Si e riorganizova ekipin pas përjashtimit të Garcia me karton të kuq? Ne u mbrojtëm me pasion, një kundër një. U përpoqëm të jemi kompaktë dhe bashkë, por nuk është e lehtë të mbrohesh me një lojtar më pak pas 10 minutash lojë. Ne jemi mbrojtur si ekip dhe kemi sulmuar si ekip. Pavarësisht humbjes, kam parë gjëra pozitive.

Nuk jam i shqetësuar. Duhet ta analizojmë, kjo është puna ime si trajner. Lojtarët ishin të pakënaqur, por ne duhet të rikuperohemi shpejt. Do ta analizojmë lojën me lojtarët. Pas kartonit të kuqve, rrjedha e lojës ndryshoi. Bëmë disa gabime, por u përpoqëm të shënonim gola. Kishim disa raste, por ata e meritonin të fitonin.

Ne kemi humbur, në rregull, por tani duhet të kthehemi më të fortë, të rikuperojmë. Kemi ndeshje të dielën, duhet të japim maksimumin, të luftojmë për ekipin. Ne e humbëm këtë ndeshje por do të vazhdojmë të luftojmë. Monaco ka bërë një paraqitje shumë të mirë ndaj nesh, por kjo është normale. Ka lojtarë shumë të shpejtë, ne jemi përpjekur të mbrohemi.

Natyrisht, humbja e parë djeg. Ne morëm një karton të kuq në 10 minutat e para dhe kjo ka ndryshuar gjithçka. Këto janë gjëra që ndodhin, duhet ta pranojmë, por mendoj se jemi të fortë për të luajtur në Champions League. Kanë mbetur edhe 7 ndeshje në grup, do t’i fitojmë shumë prej tyre dhe do t’i arrijmë objektivat tona.

Kemi luajtur me 10 lojtarë për 80 minuta, nuk ia vlen të flasim se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim pasur 11 forca në fushë. Tani duhet të mendojmë për Villarrealin. Kur pëson humbjen e parë në sezon, mund të thuash se nuk ishte ndeshja më e mirë. Sidoqoftë, performanca, përtej rezultatit, nuk duhet kritikuar”.

MARKETING