Modric u stërvit për herë të fundit në qendër të Real Madridit, tifozët e befasojnë me një slogan të madh

Tifozët e Real Madridit i mbajtën dje (e premte) një lamtumirë të veçantë dhe emocionale Luka Modricit në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ai ka bërë gjatë karrierës së tij në Klubin Mbretëror.
MARKETING
Një banderolë e madhe me mesazhin “Modric eterno” (Modric përgjithmonë) u vendos në hyrje të qendrës stërvitore, dhe tifozët e shumtë të mbledhur atje shprehën me zë të lartë mbështetjen dhe dashurinë e tyre për të.
Kjo ishte paraqitja e tij e fundit në kampin stërvitor si lojtar i Real Madridit pasi ai pritet të vazhdojë karrierën e tij në Milano.
Gjatë kohës së tij në Madrid, Modric fitoi gjithsej 28 trofe, duke përfshirë gjashtë Liga Kampionësh, pesë Kupa Bote për Klube dhe katër tituj të La Ligës. Ai luajti më shumë se 500 ndeshje dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2018.