MMJPH reagon ndaj kumtesës së BDI-së

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar ndaj deklaratës së BDI-së, të cilët thanë se kësaj ministrie të udhëhequr nga Izet Mexhiti, i janë marrë kompetencat.
Nga Ministria thonë se BDI nuk mund të pajtohet me faktin që janë opozitë.
Reagimi i plotë:
Izet Mexhiti, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Lëvizja Demokratike dhe koalicioni VLEN, i kanë të gjitha kompetencat nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta për të menaxhuar me institucionet, me kapacitet të plotë, dhe me projekte që realizohen në të mirë të qytetarëve gjithandej vendit, e jo siç ka bërë BDI për një grusht njerëzish dhe familjarët e tyre që janë pasuruar pa meritë në kurriz të popullit shqiptar.