MMJPH: Ka filluar pagesa e subvencionimit të pemëve për vitin 2024 në vlerë prej 224 milionë denarëve

MMJPH: Ka filluar pagesa e subvencionimit të pemëve për vitin 2024 në vlerë prej 224 milionë denarëve

Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet prioritet i ministrisë. Sot është realizuar pagesa në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për 7.826 përfitues, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Kjo pagesë, siç thonë nga ministria, i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

“Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë të mbjella sipërfaqe me këto lloje pemësh: mollë, kumbull, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar tek blerës të regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për kapacitetet e veta përpunuese, për nevoja shtëpiake apo të shitura në treg. Kujdesin ndaj bujkut vazhdojmë ta tregojmë me vepra”, thonë nga ministria.

MARKETING