MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Kërçovë

MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Kërçovë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informon se të dhënat nga Sistemi  i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit  dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Kërçovë.

Në përputhje me rekomandimet, masat e mëposhtme hyjnë në fuqi:

Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me Leje Mjedisore A të Integruar;

Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalimeve me Leje dhe Elaborate Mjedisore të Integruara B;

Instalimet me monitorim të vazhdueshëm duhet të mundësojnë akses publik në të dhënat e matura;

Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht të atyre me naftë dhe automjeteve të paregjistruara;

Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit;

Ndalimi i djegieve në ambiente të hapura;

Rekomandohet që të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) të përjashtojnë nga detyrimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekëve familjar;

Rekomandohet që të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë.

MARKETING