Mladen Zizoviq, trajner i ri i Shkupit

Mladen Zizoviq, trajner i ri i Shkupit

FC Shkupi ka gjetur trajnerin e ri që do t’i udhëheq në periudhën në vijim. Burimet e televizionit Shenja mësojnë se Mlladen Zizoviq ka marrë drejtimin e klubit nga Çairi. Palët kanë arritur akordin dhe Zizoviq ka nisur me punë te Shkupi, ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë me futbollistët bardheblu.

Bëhet fjalë për trajner 42 vjeçarë që vjen nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr ekipe si Al Kolod që ishte së fundmi, ndërsa më herët ka drejtuar skuadrat Slloboda Tuzlla, Zrinjski Mostar dhe Radnik Bijejli. Zizoviq te Shkupi do të zëvendësoj Xhihad Arslanin që u largua para disa ditëve.

Skuadra e Çairit nga 6 ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri ka grumbulluar 9 pikë dhe renditet në pozitën e 4-t. Ndeshjen e radhës në kampionat, Shkupi do ta luaj me Breran e Strumicës me 17 shtator.

MARKETING