Mjegull në Strazhë, Gjavatë, Mavrovë dhe Pletvar

Mjegull në Strazhë, Gjavatë, Mavrovë dhe Pletvar

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në qafat malore Strazhë 80 m, Gjavatë 100 m, Mavrovë 80 m dhe Pletvar 80 m, njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë.

Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme. Në disa akse rrugore përgjatë grykave malore ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut.

NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim me kujdes me automjetet, respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

MARKETING