Mjegull në disa rrugë, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje
Mjegull e dendur me dukshmëri të reduktuar deri në 60 metra është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Demir Kapisë. Pavarësisht kësaj, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane mbetet mesatar.
Në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk janë evidentuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke treguar kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kujdes i veçantë rekomandohet në akset: Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
Kujtojmë se nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për pajisje dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të jetë në fuqi deri më 15.03.2026.

