Mjegull në disa akse rrugore, nuk ka ndalesa në pikat kufitare
Komunikacioni rrugor zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë. Përgjatë luginës së Vardarit ka mjegull me dukshmëri deri në 100 metra.
Siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin përgjatë prerjeve dhe grykave.
Rekomandohet kujdes gjatë vozitjes dhe përshtatje të shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.