“Mjaft më me përbuzje dhe nënçmim” – Ali Ahmeti thërret për mobilizim shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, duke dhënë mesazh të qartë për zgjedhjet lokale. Sipas tij kjo fushatë kundër shqiptarëve është e qëllimshme dhe sistematike. Ai gjithashtu ka potencuar që 19 tetori, do të jetë dita e popullit kundër vazalitetit.
Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:
E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite.
Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për ti thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më:
– Përbuzjes
– Ofendimeve
– Nënçmimit
– Vazalitetit
– Përkuljes
– Shumëzimit me zero
– Përndjekjeve
– Anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit
– Largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë.
Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit!!!
Po ndodh populli…bashkë!