Miteva: Të ardhurat në Dogana janë rritur për 24%

Miteva: Të ardhurat në Dogana janë rritur për 24%

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Drejtoria e Doganave ka arritur të mbledh mbi 24 për qind më shumë të hyra nga importi dhe akciza në krahasim me tremujorin paraprak.

Kjo rritje, thekson ajo, është tregues i qartë i angazhimit tonë për të përmirësuar gjenerimin e të ardhurave dhe për të siguruar zbatimin efektiv të politikave tona ekonomike.
“E dyta dhe gjithashtu shumë e rëndësishme është situata me inkasimin, e cila shënon rritje. Gjegjësisht, nga 1 korriku deri më 8 tetor, ka rritje të dukshme të inkasimit të të hyrave, të cilat arrijnë në mbi 35 miliardë denarë. Ky numër paraqet rritje prej 3 miliardë denarë, që shënon rritje prej 9,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo rritje thekson strategjitë tona efektive për mënyrën se si veprojmë dhe gjenerojmë të ardhura. Përmirësimet e bëra në proceset operacionale jo vetëm që përmirësojnë harmonizimin, por edhe forcojnë pozicionin tonë fiskal.

Përveç kësaj, janë bërë përmirësime të konsiderueshme në masat për zbatim dhe rregullativë. Kontrollet e shtrënguara ishin arsye për rritjen mbresëlënëse prej 186 përqind të gjobave. Kjo tregon qasjen tonë të tolerancës zero ndaj shkeljeve dhe angazhimin tonë për të ruajtur një mjedis të drejtë tregtar”, njofton Miteva.

Zëdhënësja thotë se Qeveria do të vazhdojë të investojë në sisteme edhe në të ardhmen.

MARKETING