Misioni Artemis II kthehet me sukses në Tokë pas udhëtimit rekord pranë Hënës

Misioni Artemis II kthehet me sukses në Tokë pas udhëtimit rekord pranë Hënës

MARKETING

Misioni Artemis II përfundoi të premten me një ulje historike në oqean pranë brigjeve të San Diegos në Kaliforni, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Moduli i ekuipazhit Orion hyri në ujërat e Paqësorit në orën 8:07 sipas kohës lindore (00:07 sipas kohës GMT), pas një zbritjeje me shpejtësi të lartë përmes atmosferës së Tokës, duke përballuar temperatura që 1.600 gradë Celsius.

Të katër anëtarët e ekuipazhit — Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen — mbërritën të sigurt pasi mjeti u ngadalësua gradualisht nga shpejtësi rreth 33 herë më e madhe se shpejtësia e zërit, duke goditur ujërat e Paqësorit me rreth 30 kilometra në orë.

Ekuipazhi udhëtoi më larg nga Toka se çdo njeri tjetër në histori pasi realizoi një kalim pranë Hënës dhe përdori manovrën rreth saj për të nisur kthimin drejt Tokës.

Anija kozmike Orion arriti një distancë maksimale prej rreth 406.771 kilometrash nga Toka, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga ekuipazhi i Apollo 13 në vitin 1970.

Gjatë misionit, katër astronautët vëzhguan anën e largët të Hënës dhe dëshmuan një eklips diellor të dukshëm vetëm nga hapësira. Sipas NASA-s, anija kozmike iu afrua Hënës në distancën më të vogël prej rreth 4.067 miljesh mbi sipërfaqe përpara se të fillonte trajektoren e kthimit.

MARKETING