Mirsad Jonuz largohet nga Skopje
Pas disfatës nga Vardari në balotazhin për Ligën e Parë, trajneri Mirsad Jonuz është larguar nga skuadra e Skopjes. Jonuz nuk do ta udhëheq ekipin nga Autokomanda në sezonin e ri, të cilët do të luajnë në Ligën e Dytë. Tekniku 61 vjeçar erdhi te Skopje për të shpëtuar ekipin nga rënia e elitës, mirëpo nuk ia arriti qëllimit, pasi në ndeshjen e balotazhit të luajtur në Kavadar, humbën me rezultat 3:0 nga Vardari, me këta të fundit që morën biletën për inkuadrim në Ligën e Parë. Kujtojmë se Mirsad Jonuz, gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe të ndryshme si Rabotniçki, Pobeda, Vllazninë e Shkodrës e Lusailin e Katarit, përderisa gjatë periudhës 2009-2011 ka qenë seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë.